Mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut u paraqitën në biznes-forumin në Stamboll dhe Bursë

Shkup, 12 nëntor Mundësitë dhe kushtet për investim në Maqedoninë e Veriut, në dy forume – biznesi në organizim të Odës ekonomike të industrisë dhe tregtisë nga Bursa dhe Odës industriale në Stamboll, dje dhe sot i prezantoi ministrja pa resor e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostolloska.

“Kemi kornizë ligjore transparente dhe të thelluar për tërheqjen e investimeve të reja, me mbështetje të fortë institucionale e cila garanton siguri dhe zhvillim afatgjatë për biznesin, si dhe parametra të sigurtë ekonomikë dhe zhvillues të cilët e bëjnë Maqedoninë e Veriut, atraktive për investime të reja”, porositi Apostollska, transmeton gazeta KOHA.

Para përfaqësuesve prezent të biznes shoqërisë në Bursa dhe Stamboll, duke folur për ambientin e punës në Maqedoninë e Veriut, ministrja Aposotllska, theksoi se politika ekonomike qeveritare të përfshira në masat nga Plani ekonomik për zhvillim krijuan rrethim atraktiv ekonomik, në të cilën kompanitë e huaja sa më shumë shohin interes për fillimi dhe zhvillimin e biznesit.

“Me shumë punë e stabilizuam ekonominë dhe mundësim zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm për biznesin. Hapa pozitiv po shënojmë në indikatorët ekonomik, pesë tre mujorësh me rend Bruto Prodhimi Vendor shënon rritje mbi tre për qind, prodhimi industrial shënon rritje mbi pesë për qind, eksporti ka rritje prej rreth 15 për qind. Në pjesën e investimeve të drejtpërdrejta vitin e kaluar kishim nivel rekord prej 625 milionë euro, sukses ky i shënuar edhe nga ana e Konferencës në Kombet e Bashkuara për tregti dhe zhvillim, e cila Maqedoninë e Veriut e njohu si lider rajonal me rritje prej 260 për qind të investimeve të huaja në vitin 2018”, tha Apostollska.

Duke u përqëndruar në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, ministrja Apostollska, theksoi se kjo zgjidhje ligjore është vërtetuar si sukses i posaçëm në nxitjen e cikleve të reja investuese, gjë që mund të jetë stimulim edhe për kompanitë turke, që zhvillimin e bizneseve planeve të tyre ta orientojnë nga Maqedonia e Veriut.

Mes tjerash ajo theksoi se është koha e vërtetë të fillohet me projekte investuese në Maqedoninë e Veriut, duke i ftuar afaristët e Bursës dhe Turqisë ta vizitojnë vendin dhe drejtpërdrejtë të njoftohen me kushtet për fillimin dhe zhvillimin e biznesit.

Ndryshe, ministrja pa resor për investime të huaja Zorica Apostollska, zhvilloi edhe disa biseda bilaterale me përfaqësues të kompanive turke nga Bursa dhe Stambolli, investitor potencial, të cilët hollësisht i informoi për mbështetjen financiare të cilën mund ta presin në investimet kapitale, krijimin e vendeve të reja të punës dhe dhënien e pagave të mira, vendosjen e bashkëpunimit afarist me kompanitë vendase, vendosjen e teknologjive të reja dhe njohuritë në proceset prodhuese, si dhe në pjesën e hapjes së qendrave për zhvillim të teknologjive.

Në forumin në Stamboll, për përvojën e tyre pozitive në sferën e punës të cilën e kanë arritur në Maqedoninë e Veriut, folën edhe përfaqësues të kompanive turke të cilët kanë investuar dhe një kohë të gjatë punojnë në vendin tonë. (koha.mk)