Mundësit duhet të jenë të veshur me pantallona lëkure dhe lyhen me vaj ulliri përpara ndeshjes që zhvillohet në fushë me bar, transmeton tch. Mes pretendentëve për të fituar brezin e artë dhe një çmim prej 14 000 dollarësh ishte edhe Umit Kinali, një truproje 32-vjeçar nga Bodrumi. “Gjyshi im ka qenë mundës vaji dhe unë dua të vazhdoj traditën e familjes sime. Mundja është qejf”, tha Umiti. Sot do të jetë finalja e madhe e garës, që është në edicionin e saj të 656. Mundja me vaj është sport kombëtar në Turqi dhe praktikohet gjithashtu edhe në veri të Greqisë.