Shkup, 18 janar – Emërimi i Betim Vrenezit në krye të Federatës së Mundjes së Maqedonisë po sjell fryt. Falë tij dhe nënkryetarit Dejan Bogdanov, përfaqësuesja e Maqedonisë dhe KM” Liria”, kanë udhëtuar sot në përgatitje të përbashkëta në Kitkë, e cila gjendet në periferi të Shkupit. Në këto përgatitje kanë udhëtuar mbi 40 mundës të përfaqësueses së Maqedonisë dhe klubit më të suksesshëm shqiptar “Liria”, ku bashkërisht do të realizojnë përgatitje dimërore dhe për sfidat që këtë vit do ti kenë, derisa mësuam se përgatitjet do të zgjasin dhjetë ditë. Ndryshe, mundësit do të stërviten nën drejtimin e trajnerëve Lulzim Vrenezi i, Goran Nikollov, Toni Tancev, Sedat Baftija, Ramadan Shabani, Abdulla Memedi, Sufijan Ismaili dhe Bunjamin Ebibi.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.