Javët që vijnë për skuadrën e Liverpoolit do të jenë edhe mundësi të arta për Xherdan Shaqirin. Për shkak të listës së gjatë të lëndimeve te “Të Kuqtë”, tani koha për Shaqirin është që ta shpaguajë besimin e trajnerit Jurgen Klopp, transmeton Sporti në KTV. Shaqiri mund të luajë edhe në rolin e mesfushorit qendror dhe deri tani në paraqitjet e tij, futbollisti nga Kosova ka luajtur mirë. Sivjet, në të gjitha garat, mesfushori nga Gjilani ka luajtur në 191 minuta në gjashtë ndeshje dhe ka asistuar një herë. Liverpooli, të shtunën, udhëton te skuadra e Florent Hadergjonajt, Huddersfield Town.