Shkup, 22 korrik – Skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në raundit e dytë të Europa League pas eliminimit nga Liga e kampionëve, Partizani, Feronikeli dhe Shkëndija e Tetovës, njohin kundërshtarët me të cilët do të përballen në raundit e tretë kualifikues të Europa League.
Skuadra e Shkëndijës nëse kalon turin e dytë eliminator ku përballë do të ketë skuadrën e Dudelange nga Luksemburgu, do të ketë përballë fituesin e çiftit mes Celtic dhe Nome Kalju, ku kjo e fundit i eliminoi ata në raundin e parë të Ligës së kampionëve, transmeton gazeta KOHA. Një mundësi e mirë për djemtë e trajnerit Qatip Osmani, që të hakmerren ndaj skuadrës estoneze, për eliminimin që ia bënë atë në turin e parë kualifikues në Ligën e kampionëve.
Ndërkohë, Partizani, nëse arrin të kalojë Sheriffin e Tiraspolit, do të sfidohet me fituesin e çiftit Mariborit (Slloveni) dhe Aik Stokholmit (Suedi). Një short i vështirë për të kuqtë që drejtohen nga Lerda.
Edhe më e vështirë për skuadrën kampione të Kosovës, Feronikeli, që nëse bën mrekullinë me Slovan Bratislavën, do të përballet me fituesin e çiftit Dundalk (IRL)- Qarabag (AZE).