Të mundësh kampionët e europës sigurisht që duhet të festosh. Këtë gjë bëri Eibari pasi mundi në kampionat 3-0 Realin e Madridit. Në dhomat e zhveshjes futbollistët kanë shpërthyer në festë pasi fitorja ishte një rezultat historik për klubin.
Në dhomat e zhveshjes shfaqet edhe presidentia Amai Gorostiza e cila drejton klubin që nga 2016-ta. Futbollistët dëgjohen që mes festimeve të bëjnë një kërkesë të presidentja, që ishte fare e thjeshtë për tu plotësuar. “A mund ta bëjmë pushim nesër”, ishin fjalët që dëgjoheshin. Presidentia ia la në dorë trajnerit Mendilibar dhe ky i fundit e pranoi kërkesën. Në fund të fundit ishte e merituar…