James Rodrigues tregon se është i gatshëm për ndeshjen ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve. Skuadra gjerman do të takohet me Liverpoolin në javën që vjen me 18 shkurt në kuadër të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic, përcjell gazeta KOHA.
“Unë mendoj se kam pasur një lojë të mirë,” tha fillimisht sulmuesi kolumbian për gazetën gjermane, “BILD”.
“Unë me të vërtetë e dua Liverpoolin, nuk duhet të bëjmë gabime në këto ndeshje. Mendoj se me vërtetë mund t’i shkaktojmë probleme Liverpoolit. Kemi një skuadër të mirë që mund të lëvizë nëse bën lojë të mirë. Hap pas hapi, ndihem më mirë. Kam munguar pothuajse tre muaj, por tani po fitoj cilësi, por mund të bëj më shumë”, tha lojtari.
Ndryshe, babai i lojtarit ditë më parë ka deklaruar se do të dëshironte ta shihte futbollistin në fanellën e Juventusit.