Një mama nga Manchester druhet se djali i saj mund të mos flasë më pasi mori plagë të tmerrshme kur piu një shishe me detergjent në supermarket. Ayman Faisal, 2 vjeç, ishte i lidhur në karrocën e tij kur po bënte pazar me mamanë e tij Saira në një supermarket në Moss Side.
Por kur 37 vjeçarja ktheu kokën për të marrë diçka, vogëlushi mori detergjentin që përmbante lëndë gërryese, dhe e piu. Djali u dërgua menjëherë në spital pasi mori disa djegie në gojë, rrugët e frymëmarrjes,ezofag dhe stomak. Tanimë 6 vjeç, Ayman nuk flet dot dhe ushqehet përmes një tubi në stomakun e tij. “Ndodhi vetëm për pak sekonda, kur ktheva kokën pashë që buzët i ishin bërë ngjyrë vjollcë e blu, e po i dilte gjak nga goja,” tha për Daily Mail Ayman Faisal. Familja e dy vjeçarit ka paditur dyqanin dhe firmën prodhuese të detergjentit.