Jemi duke udhëtuar shumë dhe për të rikuperuar duhet kohë. Për këtë motiv, Bonuçi mund të pushojë dhe në atë rast do të zbresë në fushë Coccolo”. Por, kush është Coccolo?! Trajneri Allegri ka dhënë një indicje se kush mund të zbresë në fushë, por futbollisti që mund të debutojë është praktikisht i panjohur nga kushdo, përveç se Juventusi.
Deri tani, ka vetëm 5000 folloëers, pra ndjekës, në Instagram, por pasi Massimiliano Allegri e ka prezantuar kështu në konferencën për shtyp, numrit do të rritet, pasi të gjithë duan të njohin. Ka postuar, madje, edhe një foto në stërvitje duke mbuluar CR7. Eshtë 21 vjeç dhe luan te Juventusi U-23. Ka lindur në Cirie, një hap larg Torinos, u vesh bardhezi që në kohët e fëmijëve, pra paratërinjve. Chiellini është idhulli i tij dhe këtë sezon në Serie C ka luajtur 27 ndeshje. Prej kohësh stërvitet me ekipin e parë dhe ndaj SPAL ka ardhur momenti i madh.