Conor McGregor njoftoi paraditen e së martës së nuk do të marrë pjesë më në ndeshjet e MMA, për t’u përkushtuar për në sportin e WWE.
“Kam vendosur të tërhiqem nga sporti i njohur si MMA”, shkroi 30-vjeçari në një postim.
Në lidhje me këtë lajm të rëndësishëm të njoftuar nga irlandezi, Khabib Nurmagomedov postoi një foto të tijën dhe vetëm një fjali.
“Mund të ketë vetëm një mbret në xhungël. Vetëm një!”, shkroi luftëtari rus, duke nënkuptuar se ai do jetë lideri i MMA-së edhe pa prezencën e McGregor, të cilin e mundi në UFC 229.
Kujtojmë që Khabib dhe McGregor u përballën mes tyre më 7 tetor të vitit 2018 dhe rusi u shpall kampion në raundin e katërt, pasi irlandezi u dorëzua. Ndeshja mori përmasa më të mëdha pas sherrit në fund të ndeshjes, për të cilën Komisioni i Atletikës në Nevada dënoi të dy sportistët.