Mund ta sfidoj Klintonin edhe në votimin e popullit

4

Nju-Jork, 22 dhjetor – Presidenti i ri i përzgjedhur amerikan Donald Tramp deklaroi se do të mund ta fitojë Hillari Klintonin edhe në votimin e drejtpërdrejtë të votuesve, por se në këtë rast fushata e tij do të ishte mjaft ndryshe. Kritikët e tij dhe kundërshtarët politikë, megjithatë i porositën Trampit se ka fituar në zgjedhjet, pa mbështetjen e popullit amerikan, bindshëm ka humbur nga votuesit në vend. Republikani Tramp fitoi 306 vota elektorale, ndërsa i nevojiteshin 270, por prandaj kandidatja demokrate Hillari Klinton ka marrë jo më pak se tre milionë vota më shumë nga fituesi në zgjedhjet e sivjetme. Sipas kodit zgjedhor amerikan, fituesi është ai që do të fitojë më së shumti vota elektorale. Mediat amerikane zbulojnë se Tramp gjithnjë e më shumë nuk e fsheh neverinë kur në opinion përmenden numrat nga rezultatet zgjedhore, duke iu vënë në dukje kritikëve se dëshirojnë ta devalvojnë fitoren e tij dhe suksesin në garën zgjedhore.  Presidenti i sapozgjedhur tani sërish ka ngritur “kundër-fushatë” rreth mossuksesit të tij për ta marrë mbështetjen edhe të votuesve, duke pohuar se ka pasur “mashtrime” në votimin në Virxhinia, Nju Hempshir dhe Kaliforni, ku bindshëm ka fituar Klinton, por pa theksuar dëshmi për këto akuza.

Comments are closed.