Një këngëtare turke që ka mahnitur fansat me pamjen e saj shumë rinore, ka ndarë sekretin që qëndron pas formës së saj perfekte. Ajda Pekkan, e njohur nga fansat e saj si ‘Superstar’, ishte aktore përpara se të përfaqësonte Turqinë në Eurovizion, që i hapi rrugën karrierës së saj në SHBA.
Biondja bukuroshe duket vërtetë shumë e re, por në fakt është plot 71 vjeçe. Ajo ia atribuon pamjen e jashtme dietës së shëndetshme. “Jam gjithmonë e kujdesshme me ato që ha. Nuk mund të them se kufizohem në zgjedhjen e ushqimit. Më pëlqen qebapi dhe peshku”, thotë 71-vjeçarja.
Ajo mohon të ketë kryer ndërhyrje estetike, përveç një ndërhyrjeje për përmirësimin e formës së gjoksit, ndërsa shton se ka qenë gjithmonë e kujdesshme ndaj lëkurës duke frekuentuar vazhdimisht klinika antiplakje në Zvicër.