Mund ta dalloni fytyrën e të zotit të këtij qeni? (FOTO)

Një tjetër iluzion optik ka tërhequr vëmendjen në internet dhe mund të konsiderohet si një ndër më të vështirët. Në këtë ilustrim të vjetër të një qeni është e fshehur fytyra e të zotit të tij, por a mund ta dalloni? Imazhi, i postuar nga Playbuzz, është mjaft i vjetër dhe është përdorur edhe në një reklamë. Nëse shihni me vëmëndje, i zoti i qenit ndodhet në mes të fotos, kapeja e së cilit zë veshin e kaninit. Nëse shihni edhe më nga afër mund të dallohen disi me vështirësi, sytë, hunda dhe goja.