Thomas Muller është një mashtrues i lindur. Ekipi i Bayern-it po kthehej në shtëpi pasi pati udhëtuar në Katar për fazën përgatitore të dimrit. Ndërkohë që gazetarët po prisnin të shkëpusnin disa fjalë nga lojtarët që zbritën në aeroport, Muller bëri diçka autentike prej “bavarezi” për t’ju shmangur. Ai u hoq sikur po fliste në celular, por faktikisht po mbante afër veshit … pasaportën e tij! Siç duket në video, “pajisja” e tij është qartësisht më e gjerë se një celular i zakonshëm, por askush nuk “e kapi mat”.
https://www.youtube.com/watch?v=9jPNnPs6ICA