Ekspertiza e telefonit të deputetit të akuzuar Kërste Mukovski, e realizuar nga Prokuroria për krim të organizuar kishte zbuluar një grup në “viber” ku kishin marrë pjesë mbi 40 persona, mes tyre ish ministri Mile Janakievski dhe një person me emrin Alim Kolega, duke mos theksuar se a bëhet fjalë për të akuzuari Abdulfetah Alimin apo jo
Omer XHAFERI
Shkup, 16 nëntor-Përveç se përmendet gati në çdo lëndë të Prokurorisë Speciale Publike, emri i Mile Janakievskit, është përmendur edhe në prezantimin e dëshmive verbale për 27 prillin. Gjatë shkëmbimit të sms porosive mes tije dhe të akuzuarit Kërste Mukovski, Janakievski, si anëtar i VMRO-DPMNE-së, e përgëzon deputetin për veprimet e tija në Parlament. Kontakti i parës me Mukovskit dhe Janakievskit, siç raportuan nga Prokuroria për krim të organizuar është regjistruar me 27 prilli, pas orës 12, me çka deputeti, e njofton Janakeivskit se kreu i opozitës së atëhershme, Zoran Zaev është paraqitur për fjalim procedural. Me të pranuar këtë porosi, Mile Janakievski, edhe pse i akuzuar në rastet e PSP-së, e kishte udhëzuar deputetin Mukovski që ta përcjellin Zaevin nga do që lëvizet. Pas një pauzë të shkurtë, rreth orës 18:10, me 27 prill, sipas dëshmive të prezantuara nga Prokuroria për krim të organizuar (që burojnë nga ekspertiza e telefoni të Kërste Mukovskit), Janakievski i shkruar bashkëpartiakut të tij se ka kryer një punë të mrekullueshme, duke aluduar në fjalimet nxitëse.
“Faleminderit, doemos të krijohen pak tensione jashtë që fokusi të përqendrohet atje”, ia kishte kthyer Mukovski, porosinë Janakievskit.
Ekspertiza e telefonit të deputetit të akuzuar Kërste Mukovski, e realizuar nga Prokuroria për krim të organizuar kishte zbuluar një grup në “viber” ku kishin marrë pjesë mbi 40 persona, mes tyre ish ministri Mile Janakievski dhe një person me emrin Alim Kolega, duke mos theksuar se a bëhet fjalë për të akuzuari Abdulfetah Alimin apo jo. Prokurorja publike, Villma Ruskoska, gjatë leximit të porosive që i kanë shkëmbyer në “viber grupin”, lexoi edhe një porosi e shkruar nga personi Sasho Llazarevski, i cili kishte shkruar se “Ziadin Sela deri më tani është dashur të jetë aut” ose të tilla si “Zoki deri tash është dashur të gjendet në vend tjetër”. Mesazhe të ngjashme, me përmbajtje ofenduese ndaj deputeteve të LSDM-së, ishin gjetur në telefonin celular të deputeti Mukoski, i cili akuzohet për hapjen e dyerve të Parlamentit.
Mes tjerash, në këtë grup kishte marrë pjesë edhe deputeti Johan Tarçullovski, i cili menjëherë pas eskalimi të situatës në Parlament, kishte shkruar në grup se “Maqedonia po mbrohet… Dushmanët goditën… Kthim prapa nuk ka”.
Menjëherë pasi tij në viber grupin e deputet Mukovski, kishte shkruar edhe një anëtar i VMRO-DPMNE-së, i cili kishte thënë se “Vëllezër dhe motra nuk duhet të lëshojmë pe, nëse duhet do të vdesim për Maqedoninë”. Krahas ekspertizë së telefonit të deputeti Mukovski, Prokuroria për krim të organizuar, të enjten i publikoi edhe bisedat dhe porositë nga celulari deputeti Vesel Mehmedi. Për dallim nga kolegu i cili ditën kritike të 27 prilli kishte kontaktuar me person jashtë Parlamentit, deputetit Veselit në masë të madhe i kishin arritur porosi duke e pyetur për gjendjen e tij dhe situatën brenda Parlamentit. Një pjesë e të afërmeve të tyre edhe pse e kishin pyetur se vallë duhet ti vijnë në Shkup për ndihmë, ai i kishte refuzuar dhe ju kishte thënë se është mirë, pavarësisht situatës kritike që mbizotëron.