Ligjëruesi i Universitetit të Prishtinës, Armend Muja ka dhënë doza kritike ndaj vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj rreth taksës, duke konsideruar se kjo çështje do do duhej të trajtohej si problem ekonomik por jo politik referuar problemit të njohjes së Kosovës nga Serbia.
Në Zona e Debatit, Muja potencoi se përndryshe nëse njohja vendoset si arsyetim për këtë taksë ndaj Serbisë, atëherë duhet vepruar ngjashëm me të gjitha shtetet të cilat nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, njofton Klan Kosova.
”Ne nuk kemi çka të shesim sepse Kosova nuk shet produkte. Kur erdh justifikimi, arsyetohet me 10, 20, 30 duke hedh topin tek kundërshtari”.
”Momentin kur ti vendos parime politike, taksa vdes sepse sikur të adresohej në probleme ekonomike ajo e kish pasur vlerën e saj”.
”Çështja e taksës, vendi në grevë – është një situatë që dyshojë se mund ta menaxhojë Qeveria Haradinaj”.
”Ne kemi ndërtuar një ekonomi në kuadër të CEFTA-s. Ajo cka mund të insistojë Haradinaj është që të hiqen barrierat që ne na konvenojnë”.
”Jo të insistojmë në parime të mosnjohjes, sepse atëherë duhet t’ju vendosim taksa edhe Kinës, edhe Rusisë apo të gjitha vendeve që nuk na njohin”.
”Sepse Serbia neve na ka trajtuar shumë më mirë se sa Bosnja. Problemin kryesor e ka bërë Bosnja, por nuk është sulmi politik si reagim sepse na ka shfaqur disa probleme”.
”Duhet të insistohet në reduktim masiv të taksës. Sepse Serbia me këtë taksë nuk është se të njeh. Haradinaj është i lidhur për fjale, sepse ka lëshu pe tek Demarkacioni e tash e ka vështirë të lëshojë pe edhe këtu”.