Shkup, 19 qershor – Deputeti Ferid Muhiq, i cili është nga shumica në pushtet, ka votuar “kundër” nevojës së ratifikimit me procedurë urgjente të marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit me emrin, tregon lista e votimit.
Kuvendi sot e konfirmoi nevojën e sjelljes së ligjit për ratifikim të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhje të dallimit siç është përshkruar në rezolutat e Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara 817 (1993) dhe 845 (1993), ndërprerje të Marrëveshjes kohore nga viti 1995 dhe vendosje të partneritetit strategjik.
Përkrahje të nevojës që urgjentisht të ratifikohet marrëveshja dhanë 69 deputetë, 40 ishin kundër.
Muhiq më vonë kur deputetët prononcohen lidhur me të rendin e ditës në seancën e 51-të ka votuar “për” dhe ai ishte sjellur me 70 vota.