Kur përmendet emri i tij, e dinë të gjithë se atmosfera shkon në maksimum për shkak të potencialit të tij në vokal e që e ka dëshmuar gjatë gjithë këtyre viteve sa është në skenë. Vjen në InfraRed të gazetës KOHA këngëtari i mirënjohur Muharem Ahmeti, i cili tregon shumë gjëra për veten. Thotë se nuk i harron miqtë dhe të kaluarën…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Po vjen me një klip të ri?…bëhet fjalë për një klip të gëzueshëm apo të trishtuar?
Po me një klip shumë ndryshe deri më tani por i gëzueshëm.
KOHA: Me çfarë imazhi prezantoheni në këtë videoklip?
Po e mendoj akoma se nuk kam vendosur.
KOHA: Klipi i paraprinë ndonjë albumit që ju përgatiteni të hidhni ne treg në muajt në vazhdim?
Po dhe shumë shpejtë vjen edhe albumi i ri.
KOHA: Si e ndieni veten në këtë konkurrencë mes këngëtarëve?
Unë për vete nuk ndiej ndonjë konkurrencë në rrugën time si këngëtarë.
KOHA: A ka rëndësi për ju fakti nëse nuk pëlqeheni nga të gjithë brezat, ose me saktë cili brez ju pëlqen të jetë në audiencen tuaj?
Brezat janë ato që janë rritur me këngët e mia dhe vazhdojnë të jenë.
KOHA: Besoni tek festivalet që organizohen dhe çmimet që jepen në to?
Tek festivalet besoj pak a shumë…
KOHA: Mendoj se këngët tuaja kanë tekste të bukura. Është i rëndësishëm për ju teksti?
Sigurisht që teksti është shumë i rëndësishëm për një projekt muzikorë.
KOHA: Ju vetë keni provuar sigurisht të shkruani tekstin e ndonjë kënge, a ka ndonjë autobiografi?
Po thuajse disa këngë gjatë karrierës time i kam shkruar vetë.
KOHA: Vihet re së fundi një tendencë e këngëtarëve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Ju kujt do t’ia vinit syrin?
Unë rrallë herë bëj bashkëpunime, por me këngëtarë të huaj po pse jo.
KOHA: Është e nevojshme që një këngëtarë të provokojë në skenë, apo s’mund të kuptohet një këngëtari pëlqyeshme sot pa provokimet skenike?
Unë për vete nuk preferoj këto gjëra…
KOHA: Si e organizoni një ditë, një javë, një muaj, një vit, përveç këngës a keni angazhime të tjera?
Gjithë kohën e lirë ia kushtoj familjes..
KOHA: E shikoni karrierën si një mundësi të mirë për të qenë i lumtur? Apo mendoni se karriera ndonjëherë të bën të ndiesh i vetmuar?
Duke falënderuar fansat dhe mbështetësit karrierën e shikoj si arritje e një prej ëndrrave të mia që kam dashur.
KOHA: Ju ka lindur ndonjëherë dëshira t’i ikni realitetit ?
Unë gjithmonë jam real në jetën time kështu që nuk më ka shkuar ndërmend..
KOHA: Po tek fundi i një dashurie pasionante?
Tek dashuria besoj po.
KOHA: Do pranonit më lehtë faktin e të qenit i divorcuar apo beqarë i përjetshme?
Martesa është gjëja më e bukur që mund të ndodh tek dikush me njeriun e zemrës.
KOHA: Jeni tipi i mashkullit që shikoni vetëm përpara apo ktheni shpesh kokën mbrapa?
Unë nuk harroj kurrë të kaluarën.
SI JENI NË:
Në studio regjistrimi? Si gjithmonë mirë.
Shtrat? Në shtrat fli gjumë (qesh).
Një studio fotografike? Foto super.
Një klub nate? Në klub vetëm zjarr.
Para pasqyrës? Nuk rri shumë.
Fletët e një ditari? Kujtimet i kam me vete.
Miqësitë e vjetra? Miqtë nuk i harroj kurrë.
Flirte? Flirte jo, nuk parapëlqej.