Shkup, 26 gusht – Ish-basketbollisti shkupjan dhe njëri ndër legjendat e Superligës së Kosovës në basketboll, Muhammed (Muja) Thaçi, do të jetë në krye të skuadrës gjeorgjiane Dinamo Tbilisi. Lajmi bëhet i ditur nga portali sportiv “Borozani”, përcjellë gazeta Koha.
Ndryshe, pronar i këtij klubi është basketbollisti i njohur i NBA-së, Zaza Pachulia.
Kujtojmë, Muja karrierën e tij si trajner e filloi te të rinjtë e Shkupit në vitin 2012, derisa gjatë karrierës së tij si trajner, Thaçi është bërë disa herë kampion në Maqedoni dhe në Izrael në vitin 2018