Muhamed Zeqiri do të jetë drejtori i ri i Fondit Shëndetësor

216

Shkup, 24 shtator – Muhamed Zeqiri do të jetë drejtori i ri i Fondit Shëndetësore, mësohet jo zyrtarisht nga Fokus. Sipas informacioneve marrëveshjet e fundit pritet të finalizohen javën e ardhshme.

Ai do të zërë vendin e drejtorit aktual të përkohshëm Mile Sugarev, i cili erdhi në këtë pozitë disa muaj më parë pasi Donchev dha dorëheqjen nga posti, siç deklaroi ai për arsye personale.

Nga marsi 2006, Zeqiri ishte kryeredaktor i televizionit Alsat M. Ai qëndroi në Alsat deri në nëntor 2015, dhe më pas u transferua në Shenja TV, ku ishte redaktor i lajmeve deri në shtator 2016. Pas 18 vitesh në gazetari, ai e la profesionin dhe u bashkua me LSDM, ku u bë deputet dhe nënkryetar i partisë.

Comments are closed.