Deputeti i LSDM-së dhe zëvendës kryetari i të njëjtës parti ka shkruar në profilin e tij zyrtar në facebook, se është infektuar me virusin korona. Ai ka shkruar se pavarësisht kujdesit dhe përmbajtjes së rekomandimeve dhe kontakteve minimale me njerëz, dua t’ju njoftoj se unë bashkë me bashkëshorten dhe vajzën tre muajsh kemi rezultuar pozitiv në testimin për COVID 19.
“Fatmirësisht unë jam pa asnjë simptomë por kam rezultuar pozitiv. Edhe njëherë ju bëj thirrje të gjithëve të mos e neglizhoni mundësinë nga infektimi dhe të jeni të kujdesshëm. Nëse keni ndonjë shenjë edhe më të vogël dyshimi mos hezitoni të vizitoni mjekun amë dhe ti nënshtroheni testimit”, ka shkruar ai. Ndërkohë ai ka shkruar se shpreh keqardhje dhe kërkon falje deri te të gjithë me të cilët ka pasur kontakt ditëve te fundit dhe ndoshta i kam sjelle pa qëllim në situatë të palakueshme.