Muhamed Sejdini është kryetarii i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Në kuvendin zgjedhor të zhvilluar sot në Ohër nga 96 delegatë që numëron gjithsej federata, 90-të ishin prezent 80 votuan “Pro” zgjedhjes së Sejdinit në krye të Shtëpisë së Futbollit vendor, raporton gazeta KOHA.
Në Kuvendin zgjedhor të federatës vendore morën pjesë Davor Shuker si anëtar i Komitetit të UEFA-së, Hejdi Beha nga FIFA si dhe Gazmend Rustemi si përfaqësues i Agjencionit për Rini dhe Sport. Sejdini është shqiptari parë që vjen në krye të federatës më të fuqishme sportive të vendit. (koha.mk)