Uashington, 17 prill – Javorja “Tajm” sot e publikoi listën e 100 h më me ndikim për vitin 2019. Lista përfshin pesë kategori: pionierë, liderë, artistë, titanë dhe ikona, transmeton KOHA.
Rejtingu i ri në kategorinë e liderëve, në të cilin janë përfshirë politikanë, është kryesuar nga demokratja Nensi Pelosi, spikeri i Shtëpisë Përfaqësuese të Kongresit të SHBA-së. Krahas asaj në këtë kategori janë edhe presidenti amerikan Donald Tramp, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, presidenti i Kinës, Si Xhinping, princi i kurorës në Abu Dabi, sheiku Muhamed bin Zaid.
Pastaj, në këtë listë janë edhe papa Françesku, lideri i opozitës së Venezuelës, Huan Guaido, prokurori special amerikan Robert Maler si dhe Aleksandria Okasio Kortez, kongresmenja më e re në SHBA.
Si këtë vit ashtu edhe në vitin e kaluar nga lista është larguar presidenti rus Vladimir Putin, i cili deri më tani u gjet gjashtë vite mes 100 njerëzve më me ndikim.
Kategorinë e pionierëve e kryeson skenaristja dhe producentja Sandra Ox, kategoria e artistëve është kryesuar nga aktori Dvajt Xhonson, përderisa e para në kategorinë ikona e Tejllor Suift. Në vendin e parë në kategorinë titanë është futbollisti Muhamed Sallah. (koha.mk)