Kumanovë, 21 shtator – Lëvizja BESA mbrëmjen e së premtes ka ristrukturuar nëndegën e saj në Sllupçan, në kuadër të ristrukturimit të tërësishëm të degës së Likovës. Në prezencë të banorëve të Sllupçanit, u drejtuan me një fjalë përshëndetëse udhëheqësia e partisë si sekretari gjeneral, Arjanit Hoxha, sekretari organizativ Adnan Azizi, nënkryetari Kastriot Rexhepi dhe koordinatori i degës së Likovës Luan Ramadani. Nëndega e Sllupçanit iu besua ta udhëheq Muhamed Asipi, raporton Koha.mk
“Lëvizja BESA tashmë ka filluar punën e saj duke i konsoliduar rradhët e veta, duke i rifreskuar nëndegët e partisë dhe njëkohësisht duke pranuar shumë figura të reja të cilat i bashkangjiten Lëvizjes BESA”, thuhet në njoftiminnga Lëvizja BESA. (koha.mk)