Raundi i dytë i grand slemit të Australian open ka dhuruar sot një tjetër surpizë te femrat, siç është skualifikimi i tenistes spanjolle Garbine Muguruza. Numri 3 në botë u mund 2-0 (7-6, 6-4) nga kinezja Su-Wei Hsieh, një ndeshje me rivalitet dhe emocione deri në fund. Duket se tenistja spanjolle nuk ishte në formën optimale dhe dy tërheqjet që pësoi në dy turnetë e fundit duket se ndikuan në këtë eliminim, pasi përgatitja nuk ka qenë më e mira e mundshme. Në raundin e tretë avancon edhe tensitja polake Agnieszka Radwanska, që mundi 2-1 Lesia Tsurenko, ndërsa çekja Barbora Strycova eliminoi Lara Arruabana, duke fituar 2-0.
Nuk zhgënjen tenistja ruse Maria Sharapova, që mundi 2-0 (6-1, 7-6) letoenzen Anastasija Sevastova. Një ndeshje e mirë e ruses, që edhe pse vuajti disi në setin e dytë ishte më superiore në fushë se rivalja e saj dhe e meritoi fitoren. Fiton edhe tenistja gjermane Angelique Kerber, ish-numri 1 në botë, që mundi 2-0 (6-4, 6-1) Donna Vekic, duke treguar epërsi në fushë në të dyja setet dhe e meritoi fitoren. Në raundin e tretë avancon edhe tenistja çeke Karolina Pliskova, që mundi 2-0 96-1, 6-1) brazilianen Beatriz Maia, ndërsa amerikania Madison Keys eliminoi Elaterina Alexandrova, pas fitores 2-0 (6-0, 6-1).