Mugosa: Kosova ka skuadër dhe individë të shkëlqyer

0

Stefan Mugosa është njëri nga lojtarët që duhet shikuar në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, të vlefshme për kualifikimet për ‘Euro 2020’. Sulmuesi i klubit korean, Incheon United, ishte pikërisht lojtari që i shënoi Përfaqësueses sonë në ndeshjen e parë të zhvilluar në Podgoricë (që u mbyll me rezultat 1-1).

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së të hënës mbrëma, ai ka thënë se përfaqësuesja e tij dëshiron ta regjistrojë fitoren e parë të këtyre kualifikimeve në “Fadil Vokrri”, ka deklaruar Mugosa, i cili i ka shënuar dy nga tre golat totalë të malazezëve në këtë fazë.

“Asnjëherë nuk tërhiqemi, nuk do të ndalemi as tash – e duam fitoren e parë në kualifikime. E dimë se Kosova ka skuadër të shkëlqyer dhe individë të shkëlqyer, por kemi ardhur këtu për fitore”, ka shtuar ai.

Nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, Mali i Zi ka regjistruar tri barazime dhe tri humbje, dhe është akoma në kërkim të fitores.

Comments are closed.