Me fair-play, shumë hidhërim dhe pa kërkuar justifikime. Super tifozi i Juventusit, Giampiero Mughini ka përjetuar një mbrëmje ankthi përpara televizorit. Vuajtje duke parë të rinjtë e talentuar holandezë që poshtëronin skuadrën e tij të zemrës. Një thikë pas tjetrës për zemrën e tij bardhezi, në një poshtërim që edhe ai e quan “të drejtë”.
“Sporti nuk mashtron, në sport nuk ka fake neës (lajme të rreme), as numërime votash elektorale të dyshimta, as shërbime sekrete që falsojnë realitetin. Në pjesën e dytë të çerekfinaleve të Champions Juve-Ajax, djemtë e tmerrshëm bënë gjithçka mund të bëhet në një fushë të blertë të futbollit. Thashë pjesa e dytë, sepse e para ishte tjetër gjë. Por, futbolli kështu ndahet në dy pjesë nga 45′”.
Kontrasti mes të pasurve dhe të varfërve. Juventusi i milionerëve kundër një bande të rinjsh të rritur në sektorin e të rinjve dhe e paguar pakgjë ose hiçgjë. Sigurisht, sot edhe futbollistët e Ajax kanë vlerësime kartonash të mëdha, por krahasimi ekonomik nuk mban fare.
“Djemtë nderuan teatrin e futbollit. Klubi i tyre faturon 1/5-n e Juventusit. Ne kishim Ronaldon, që u ble shumë shumë miliona euro, ata De Jong, që mesa di ka kushtuar 1 euro. T’i ulim kapelen. E quaj të pështirë që tifozët juventinë të vërshëllenin djemtë e tmerrshëm kur niseshin për të sulmuar. Sporti është i shenjtë dhe i shenjtë është 99% të rasteve rezultati i sportit. Djemtë e Ajaxit ishin superiorë, pikë dhe fund. Ishte ferr, asgjë më shumë se sa kaq. Ferri i kësaj toke, në një fushë futbolli. Një mbrëmje prilli”.