Komiteti qendror i partisë në pushtet në Zimbabue mori vendim që Robert Mugabe të ndërrohet nga pozita e liderit në parti dhe të fillojë proces për largimin e tij nga funksioni president i shtetit. Për trashëgimtar të tij është zgjedhur Emerson Mnangagva, ish zëvendës lider i Lidhjes kombëtare afrikane të Zimbabues – Fronti Patriotik (ZANU-PF), të cilin Mugabe e largoi nga funksioni këtë muaj.
Propozimi për largimin e tij nga pozita e liderit të partisë, është përshëdnetur me ovacione nga ana e anëtarëve të Komitetit qendror. Ministri i Punëve të Brendshme Obert Mpofu deklaroi se vendimi është marrë me “zemër të rëndë” për shkak se Mugabe i ka shërbyer vendit dhe ka pasur arritje të mëdha.
Në fjalimin e tij në Komitetin qendror të ZANU-PF, Mpofu tha se bashkëshortja e Mugabes, Grejs dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt e kanë shfrytëzuar gjendjen e tij që t’i grabisin resurset kombëtare. Grejs Mugabe është larguar nga partia.