Nju-Jork, 8 nëntor 2018 – Agjencia e rejtingut “Mudis” paralajmëroi se rritja ekonomike globale në dy vitet e ardhshme me siguri do të ngadalësohet, ndërkaq lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës do të eskaloj.
“Presim rritja globale të ngadalësohet në nivel nën tre për qind në vitin 2019 dhe 2020 nga niveli i vlerësuar prej 3,3 për qind vitin e kaluar dhe vitin aktual”, theksohet në raportin më të ri të “Mudis”.
Në të shtohet se tarifat e vendosura paraprakisht ndaj mallit kinez me vlerë prej 200 miliardë dollarësh me siguri do të rritet në 25 për qind në janar të vitit të ardhshëm nga niveli aktual i tyre prej 10 për qind.
“Në të dy vendet marko ndikimi i drejtpërdrejtë në rritje do të mund të zgjidhet. Megjithatë, tensioni aktual me siguri do të zgjerohet mes dy ekonomive më të mëdha në botë, që është e mundur të ketë implikime negative me përmasa të gjëra, të cilat do t’i dëmtojnë investimet”, theksohet në raportin e “Mudis”