Shkup, 2 korrik – Sekretari ndërkombëtar dhe kandidat për deputet nga VMRO-DPMNE në NJZ 1, Timço Mucunski, në debatin e sotëm zgjedhor në Televizionin 21 dërgoi porosit të qartë për atë se çka duhet qeveria e ardhshme të bëjë, me theks në jurisprudencën dhe korrupsionin porositi se do të pranohet zero korrupsion.
“Ekzistimi i shtetit juridik është diçka që sipas meje është më me rëndësi në sundimin e sistemit juridik, parashikueshmëri të dini se ligjet vlejnë për të gjithë dhe të do të zbatohen nga ata të cilët kanë obligim për t’i zbatuar, këtu mendoj për gjykatësit dhe prokurorët, për procedurat administrative, akoma kemi numër të madh të inspektorëve të cilët kryejnë ndërhyrje korruptuese”, tha Mucunski.
Ai theksoi se do t’i vijë fundi korrupsionit, edhe në shërbimet inspektuese, edhe tek të punësuarit në drejtorinë e doganave të cilët i keqpërdorin tregtarët më të vegjël dhe më të ndjeshëm.
Ai tha se për shkak të faktit që për shkak të koronavirusit spitalet janë përplot dhe kemi numër treshifror të të infektuarve, punonjësit shëndetësorë janë nën presion të madh dhe ka shumë të vdekur, gjëja e parë që duhet ta bëjë qeveria e ardhshme është ndërmarrja e politikës konkrete dhe reale shëndetësore e cila do ta zgjidhë këtë sfidë.
Mucunski theksoi disa sfida të tjera, siç është krijimi i mirëqenies ekonomike, që do të thotë ekonomi produktive, shtet partner me komunitetin afarist, i cili do t’i ulë tatimet për entitetet tregtare, posaçërisht për të rinjtë, të cilët shohim se gjithnjë e më tepër po migrojnë, duhet të mundësohen kushte të mira afariste që të rinjtë të dëshirojnë të mbeten këtu.
Ai gjithashtu theksoi se VMRO-DPMNE obligohet dhe din si të tërheqë investime të drejtpërdrejta investuese, që ta kthejmë Maqedoninë në dhjetë vendet e para të rang listës “Duing biznis”, që ishte indikator i fuqishëm për atë se si krijohet klima e mirë afariste.
Mucunksi u dakordua me Milla Carovskën se qytetarët meritojnë mjedis të shëdnetshëm jetësor, por kjo qeveri kishte tre vite, mund të bënte shumë më tepër, ndërkaq në vitin e fundit të pushtetit të vet ata dhanë vetëm subvencione për invertorë klimatizues.