Shkup, 27 qershor – Sot kandidati për deputet nga radhët e VMRO-DPMNE Timcho Mucunski, vizitoi qendrën rekreative Matka ku së bashku me aktivistët patën një aksion për pastrimin e këtij thesari natyror.
Mucunski nga Matka premtoi shtigje të reja për biçikleta, shtëpiza të reja malore për turistet në të gjithë vendin, jo vetëm në këtë atraksion turistik.
Ai theksoi se është e rëndësishme të investohet në sport dhe rekreacion dhe se VMRO-DPMNE obligohet dhe do të përkushtuhet maksimalisht në këtë.