Shkup, 16 prill – Është koha, që sot, të votohet pakoja e pestë e masave. Është koha që Kuvendi të tregojë përgjegjësi, deputetët ta meritojnë rrogën, tha Timço Mucunski, deputet i VMRO-DPMNE-së.
“Edhe një herë përsëris se grupi i jonë i deputetëve ka kërkuar që kjo ndihmë të jetë e pakthyeshme, e në të njëjtën kohë që tani të votojmë ndihmë të tillë, krahas për shkurtin dhe marsin, edhe për prillin dhe majin. Qëllimi, mes tjarash, është që sërish mos t’i lëmë kompanitë dhe qytetarët në pritje. Ne si grup i deputetëve ofrojmë zgjidhje. Seancë për masat ekonomike sot në ora 17:00, të shtunën në ora 12:00, të dielën në ora 12:00; Seancë në cilindo termin tjetër që do t’i përmbush dëshirat e kryetarit të Kuvendit. Në atë seancë do të jetë i pranishëm grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së. Shumica le të sigurojë vetëm 20 deputetë, nuk duhet më shumë, dhe masat do të miratohen”, tha ai.
Sipas tij, deputetët janë deleguar në Kuvend të punojnë për qytetarët dhe të ofrojnë zgjidhje, e jo të bëjnë spektakël të panevojshëm politik dhe teatër.