Shkup, 23 shtator – Pushteti kërkon amnestinë për krimin e bërë në tre vitet e fundit, kështu ka thënë sekretari ndërkombëtarë i VMRO-së, Timço Mucunski gjatë emisionit në Kanal5 ku përballë kishte ministrin Damjan Mançevski.
‘A e dini ju z. Mançevski se cili është propozimi i LSDM për prokurorinë e krimit të organizuar dhe korupsionit të lartë, propozimi është që të kemi prokurori që do meret me krimet dhe korupsionin nga formimi e më tej, të formojmë institucion të ri ku do japim resurse të reja dhe kapacitete dhe gjithë ajo që është bërë deri më tani të lëmë në dorë të Joveskit dhe Ruskoskës”, ka thënë kështu Muçunski.