Sot “Parqe dhe Gjelbërime” që nga orët e para të mëngjesit kanë nisur një aksion për të mbjellë lule dhe fidane të reja në bulevardin që kalon kah Bit Pazari në drejtim të Çairit.
‘Realiteti të jetë i njëjtë dhe mos të ketë ndarje në ana e djathtë dhe ana e majtë e Vardarit siç ka pasur deri më tani. Asgjë më tepër nuk kërkojë, përveç se edhe për këta taksapagues të cilët jetojnë në këtë pjesë dhe i paguajnë njëjtë tatime qytetit të Shkupit të shijojnë ndarjen proporcionale të mjeteve’, u shpreh deklaroi Ardijan Muça, Drejtor i Përgjithshëm i NP “Parqe dhe Gjelbërime”-Shkup
Muça thotë se do të kujdeset që “Parqe dhe Gjelbërime” të jetë ndërmarrje e njëjtë për të gjithë taksapaguesit në qytetin e Shkupit.
‘Ajo që perceptohet tek popullata është ajo të cilën nuk e kanë parë ndonjëherë, por kjo gjë tani do të jetë përditshmëri’, deklaroi Ardijan Muça, Drejtor i Përgjithshëm i NP “Parqe dhe Gjelbërime”-Shkup
Drejtori Ardijan Muça thotë se që nga themelimi i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”, kjo është hera e parë që një shqiptar emërohet drejtor i saj.
[Medial.mk]