Shkup, 23 shtator – Sonte me fillim në ora 22 në objektin “Flamingo” në Strumicë do të mbahet “Boxing Night”, ku do të marrin boksier nga disa shtete bën të ditur gazeta KOHA. Derisa në mesin e tyre do të jetë edhe Denis Muaremovski, i cili do të përballet me boksierin grek Panagiotis Mattagos. Muaremovski do të jetë në udhëheqjen apo menaxhimin e kryetarit të KB “Shkëndijaboks” nga Tetova Jusuf Hashimi. Për boksierin nga Manastiri ky do të jetë meçi i parë profesional.
“Denis Maremovski me eksperiencën që ka dhe suksesin e arritur në boksin vendor amator, ka dëshmuar se ka kapacitet që të përballet edhe në boksin profesionist. Në këtë eveniment do të marrin boksier nga disa shtete si Greqia, Bullgaria, Serbia dhe Muaremovski nga Maqedonia, ndërsa do të luftohet për pikë në ranglistë. Duke marr parasysh sukseset në boksin amator, kam vendosur që unë ta menaxhojë në sfidat më të mëdha. Kam besim dhe shpresojë se sonte ai do të arrin fitore”, deklaroi për KOHA, Jusuf Hashimi.
“Paraqitja ime në ‘Boxing Night” dhe me debutimin në boksin profesional për mua është një privilegj. Ne si sportist çdoherë jemi në fokusin e fitoreve, kështu që do të luftoj dhe do të mundohem që të mposht boksierin grek dhe të bindi menaxherin Jusuf Hashimi se nuk ka humbur kot kohë për mua”, tha Muaremovski.