Flamurtari ka arritur marrëveshje me sulmuesin anësor, Muarem Muarem nga Shkupi, ndërsa ka luajtur në Kazakistan në vitet e fundit. Takim me presidentin Sinan Idrizi, kontratë 1.5-vjeçare, rreth 9000 euro në muaj, duke u bërë ndër lojtarët më të paguar në Shqipëri. Muarem është prezantuar sot dhe në janar do të nisë stërvitjen në Vlorë.
29-vjeçari, me një të kaluar në Turqi dhe Azerbajxhan, konsiderohet një afrim shumë i rëndësishëm. Ai luan si sulmues krahu apo edhe pas sulmuesit të parë. Në Azerbajxhan ka qenë në një ekip me Ansi Agollin, pra me Karabakun. Së fundi aktivizohej në Kazakistan me Aktoben.