Athinë, 7 nëntor – Më 18 dhjetor të vitit 2019 në gjykatën athinase do të mbahet seancë në të cilën prokurorja kompetente do t’i kumtojë propozimet për dënimet për të akuzuarit në procesin kundër Agimit të Artë, njofton gazeta KOHA.
Nëse prokurores i nevojitet kohë shtesë për vendimin, atëherë në terminin e caktuar do të caktohet datë e re.
Në seancën e sotme, pas dëgjimit të djeshëm të liderit të partisë Nikos Mihalolakos, fjalën e kishin avokatët, ndërsa mbrojtja parashtroi ankesë në lidhje me akuzën se Agimi i Artë është organizatë kriminele. Ato iu referuan Marrëveshjes së Palermos, që sipas tyre, parashikon se parakusht për vepër penale “organizatë kriminele” është synimi ndaj përfitimit financiar.(koha.mk)