Sipas kërkimeve më të fundit, muaji i lindjes mund të ndikojë në sëmundjet që rrezikoheni të prekeni. Ndryshimet sezonale në rrezet ultravjollcë, nivelet e vitaminës D dhe viruset, të cilat janë më të zakonshme në dimër, mund të ndikojnë në zhvillimet embroniale, mendojnë ekspertët. Shkencëtarët spanjollë bënë një hartë të muajve të lindjes dhe 27 sëmundjeve kronike për të parë nëse kishte ndonjë lidhje mes muajve dhe sëmundjeve që dikush mund të marrë, sipas muajit që ai ka lindur. Për shembull, meshkujt që kanë lindur në Shtator, kanë gjasa të vuajnë nga tiroidet pothuajse 3 herë më shumë se ata që kanë lindur në Janar.
Por çfarë tjetër zbuluan ata? Meshkujt e lindur në Qershor rezultuan të jenë 34 për qind më pak të prirur për të vuajtur nga depresioni dhe 22 për qind më pak për t’u diagnostikuar me dhimbje në fund të shpinës. Gratë e lindura në Qershor kishin një rrezik 33 për qind më të ulur për t’u sëmurë nga migrena dhe 35 për qind më pak shanse për të përjetuar shqetësimet e menopauzës. Në përgjithësi, foshnjat e Shtatorit duket se kanë më pak shanse për t’u diagnostikuar me ndonjë sëmundje kronike.