Bruksel, 2 korrik – Muaji i kaluar ishte qershori më i nxehtë i të gjitha kohërave në botë, kumtoi sot shërbimi i Bashkimit Evropian Kopernikus, i cili i ndjek ndryshimet klimaterike.
Sipas Kopernikus, temperatura mesatare në qershor në botë ka qenë 0,1 gradë më e lartë se rekordi i deritanishëm në qershor 2016. Temperatura në qershor më së shumti është rritur në Evropë edhe atë për dy gradë celsius më shumë se mesatarja.
Vala e nxehtë e cila filloi javën e kaluar solli temperatura rekorde në shumë shtete. Në Francë, Spanjën Veriore, Itali dhe Gjermani javën e kaluar temperaturat ishin për dhjetë gradë më të larta se zakonisht, theksoi Kopernikus.(koha.mk)