Carroll u bë futbollisti më i shtrenjtë britanik i të gjitha kohëve kur nënshkroi me Liverpoolin për një shumë rekorde për klubin, 38 milionë euro, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA. Ai iu bashkua të kuqve në ditën e fundit të afatit kalimtar, në të njëjtën ditë kur Luis Suarez po ashtu u ble nga Ajaxi.
“Është keq sepse bëhet fjalë për lojtarët e Liverpoolit, por nuk është mungesë respekti. Kur isha në Newcastle, shkoja në shtëpi, bëja rrëmujë me shokët, luaja futboll, dilja jashtë, çfarëdo qoftë, por kurrë nuk shikoja futboll. Nuk e njihja asnjë lojtar”, shpjegoi Carroll.
“Gjatë rrugës drejt Liverpoolit në helikopter, thashë ‘e njoh Stevie G, e njoh Carragherin. Kush tjetër luan aty? Unë thjesht nuk shikoja futboll, prandaj nuk i njihja”, shtoi ai.
“Menaxheri im në atë kohë më tregonte, por edhe e përdora Google për t’i mësuar emrat e tyre”, theksoi ai.
Carroll dështoi t’i përmbushë pritjet në Liverpool, duke i shënuar vetëm gjashtë gola në 44 ndeshje në Premierligë.