Prishtinë/Shkup, 8 gusht – Njoftim ne lidhje me masat qe paralajmëron ministri i tregëtise dhe industrisë së R. Kosovës në lidhje me importin e prodhimeve të peshkut në R. e Maqedonisë së Veriut. Në lidhje me paralajmërimet e ministrisë së tregëtisë dhe industrisë në Republikën e Kosovës për barierat tregtare të cilat po i zbaton Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë importit të peshkut dhe prodhimeve të peshkut nga Republika e Kosovës në Republiken e Maqedonisë së Veriut, Ministria e ekonomisë lëshon njoftimin si vijon:
Në bazë te obligimeve të cilat realizohen në CEFTA ku të dy shtetet janë anëtare dhe sidomos në bazë te aktiviteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut për realizimin e Protokollit plotësues 5 për lehtësimin e tregëtisë, të gjithë aktorët relevant në realizimin e aktiviteteve për lehtësimin e tregëtisë përfshi këtu ministrinë e ekonomisë dhe Agjencinë e ushqimit dhe veterinës, në mënyrë aktive janë të përfshira në zbatimin e masave te politikës tregëtare të caktuara në bazë të kontratave, marrëveshjeve dhe akteve nënligjore të harmonizuara me standardet dhe normativat evropiane. Duhet të potencohet fakti se gjatë zbatimit të rregullativës ligjore zbatohet principi i barabarësisë dhe jodiskriminimit për gjithë shtetet me të cilat Republika e Maqedonise së Veriut ka shkëmbim tregëtar.
Nga ana e Republikës Kosovës thuhet që me aktet e reja nënligjore nga ana e Agjencisë për ushqim dhe veterinë nga qershori i vitit 2019 pamundësohet importi i peshkut dhe vezëve të peshkut nga Republika e Kosovës. Duke u referuar rregullave të CEFTËS, Republika e Maqedonisë së Veriut që në muajin qershor në takimet e rregullta të CEFTËS si dhe me njoftim nga ana e Agjencisë për ushqim dhe veterinë, ka njoftuar palën kosovare që rregullat e reja ligjore janë miratuar ne pajtim me rregullativën evropiane. Agjencia është institucion i licencuar në pajtim të standardeve evropiane dhe të njejtat gjatë importit të mallrave aplikohen në mënyrë joselektive. Rregullatva e përmendur është e harmonizuar me rregullativën të Komisonit evropian nr.206/2010 prej 12 marsit të vitit 2010. Kjo është në pajtim edhe me Marrëveshjen për masat sanitare dhe fitosanitare te OBT ku vendi është antar që nga viti 2003. Sipas kësaj rregullore, importi i akvakulturës nga R. e Kosovës nuk është i lejuar dhe kjo rregullore është transponuar në legjislacionin tonë. Moszbatimi i rregullores do të ketë efekte negative mbi statusin e vendit visavi negociatve për antarsim.
Megjithatë Republika e Maqedonisë se Veriut do të shqyrtojë kërkesën e Republikës Kosovës për zgjedhjen e situatës, në interes te bashkëpunimit tregëtar të shkëlqyeshëm disavjeçar fqinjësor.