Shkup, 28 mars – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në vazhdimësi punon në përparimin e kushteve për trajtimin dhe mjekimin e pacientëve në shëndetësinë publike dhe paralelisht për përparimin e kushteve për punën dhe statusin e të gjithë punonjësve shëndetësor.
Duke iu referuar kumtesës së sotme të Sindikatës të Qendrës Klinike, nga Ministria potencojnë se të gjitha hapat për përmirësimin e sistemit shëndetësor janë ndërmarrë prej vlerësimeve të bëra paraprakisht.
“Sindikata, si më parë, mbetet partneri ynë i cili do të vazhdojë të përfshihet në të gjitha proceset e inovacionit në këtë sistem. Në të njëjtën kohë, për çdo fazë të procesit, informohen dhe konsultohen punonjësit shëndetësor dhe me to dakordohet modaliteti i ndryshimeve. Aspak nuk ka të bëjë me mbylljen e klinikave universitare, por me përmirësimin e kushteve të punës, që është në interesin e personelit mjekësor dhe të pacientëve. Çdo gjë që po bën Ministria e Shëndetësisë është në drejtim të përforcimit të shëndetit publik dhe ngritjen e tij në një nivel më të lartë”, thonë nga Ministria.
Koncepti i partneritetit publiko-privat thonë nga Ministria, ende është në fazën e shqyrtimit, pas të cilës do të vijojë përpilim i studimit fizibliti për tërë projektin, i cili ose do ta arsyetojë ose nuk do ta konfirmojë nevojën për një partneritet të atillë.
Gjithashtu përkujtojnë se pagat e punonjësve shëndetësor por rriten në vazhdimësi, duke filluar nga shtatori, i vitit të kaluar, për pesë për qind u është rritur paga në 19.123 të punësuarve në ISHP. Gjithashtu në janar të këtij vitit, thonë, ka pasur rritje shtesë të pagave për mjekët specialist dhe infermieret, ndërsa zotimi ynë është që pagat e mjekëve specialistë të arrijnë 100 mijë denarë deri vitin e ardhshëm, siç është paralajmëruar.