Shkup, 3 prill – Pacienti nga Kumanova i cili mbrëmë e humbi jetën në Klinikën infektive dhe gjendje febrile në Shkup ishte i sëmurë nga koronavirusi, informuan sonte nga Ministria e Shëndetësisë.
Për këtë pacient, Ministria e Shëndetësisë informoi sot në kumtesën e rregullt për gjendjen e sotme me të diagnostifikuarit e rinj, viktimat dhe pacientët e shënuar, me paralajmërim se për të priten rezultatet nga testimi i Kovid-19.
“Rezultati i tij pozitiv në Kovid-19 arriti pasditen e sotme, ndërsa ky rast si pozitiv dhe viktimë, në statistikën e ISHP do të evidentohet në raportin e nesërm. Pacienti u soll në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup me vështirësi në frymëmarrje dhe saturim të ulët, ndërsa nga kormobiteti ka pasur hipertension dhe dobësi të zemrës”, theksohet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë.(koha.mk)