Shkup, 1 gusht – Ministria e Shëndetësisë kumtoi se deri më tani askush nga ekipi i kardiokirurgjisë së fëmijëve të Klinikës “Zhan Mitrev” nuk ka paralajmëruar se do të japë dorëheqje, por nëse mjekë të caktuar, me iniciativë të vet dëshirojnë ta braktisin Klinikën, kjo nuk do të thotë ndërprerje e bashkimit të ekspertizave në shëndetësi shtetërore dhe private për avancimin e cilësisë së mbrojtjes shëndetësore për fëmijë me sëmundje më të rënda të zemrës.
Në Klinikën “Zhan Mitrev”, siç ceket, edhe tani edhe më tutje do të kryhen operacione kardiokirurgjike të fëmijëve, të cilat janë në barrë të Fondit me ekspertizë nga mjekë tanë dhe mjekë nga Republika e Serbisë.
Konkretisht, të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë edhe më tutje do ta marrin mbrojtjen e domosdoshme cilësore shëndetësore në këtë Klinikë, sepse ka ekspertë dhe mjekë nga Republika e Serbisë, të cilët në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me mjekët nga vendi punojnë në mundësimin e trajtimit adekuat shëndetësor të të gjithë pacientëve, përfshirë edhe të fëmijëve deri një vjet. Operacionet kardiokirurgjike të cilat bëhen në barrë të Fondit, si edhe deri më tani. Spitali ka bërë kontratë vjetore për operacione të fëmijëve deri një vit dhe ky koncept nuk do të prishet, qëndron në kumtesë.
Nga Ministria theksojnë se nga aspekti i profesionit, natyrisht është të ketë ndryshime në angazhimin e punës së mjekëve dhe personelit mjekësor, por fluktuimet e këtilla të vendeve të punës kursesi nuk do të ndikojnë në konceptin i cili është rregulluar me marrëveshjen, me çka nuk do të rrezikohen pacientët të cilët kanë nevojë për një lloj të këtillë të shërbimit shëndetësor.
Në rast se ka ndonjë ndryshim lidhur me marrëveshjen e lëndës, presim Klinika “Zhan Mitrev” edhe formalisht t’i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë. Lidhur me këtë çështje, Ministria e Shëndetësisë qëndron në disponim të opinionit dhe e hapur për çfarëdo lloj sqarimi shtesë, ceket në kumtesë. (koha.mk)