MSH: Një fëmijë trembëdhjetëmuajsh ka vdekur nga komplikimet e fruthit

Shkup, 11 shkurt – Ministria e Shëndetësisë, kumtoi se mbrëmë në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka vdekur një fëmijë 13-muajsh nga rajoni i Tetovës nga komplikimet e shkaktuara nga fruthi, i cili nuk është vaksinuar më parë.

Ministria e Shëndetësisë në kumtesë shpreh keqardhje për vdekjen e fëmijës, si rezultat i komplikimeve nga fruthi, sëmundje që mund të parandalohet me vaksinim.

Nga Ministria apelojnë deri te të gjithë prindërit, më me përgjegjësi t’i kuptojnë rekomandimet për vaksinim me vaksinën MRP, e cila mbron nga kjo sëmundje e rëndësi serioze ngjitëse. Vaksina në entet shëndetësore aplikohet falas, ndërsa janë me cilësi të verifikuar.