Shkup, 11 qershor – Ministria e Shëndetësisë informon se në Klinikën për Urologji në vijim janë janë të dyja transplantimet e veshkës nga një dhurues i vdekur. Dy pacientë të moshës prej 30 dhe 23 vjeç të cilët një kohë të gjatë janë në dializë, do të marrin veshkën prej pacientes së vdekur 44 vjeçe e cila dje u diagnostikua me vdekje të trurit. Herët në mëngjes përfundoi transplantimi i zemrës te një pacient i cili një kohë të gjatë ishte i sëmurë nga zemra. Pacienti është në gjendje të qëndrueshme dhe rimëkëmbet pas operacionit.
Falënderim më të madh, Ministria e Shëndetësisë i dërgoi familjes së 44 vjeçares e cila mbrëmë shpëtoi të paktën tre jetë.
Prej atje u shprehim falënderim ekipeve për eksplantim dhe transplantim nga Klinika për Urologji të udhëhequr nga dr. Sasho Dohçevi dhe dr. Sotir Stavridisi, të cilët 20 orët e kaluara kanë punuar në intervenimet në sallat e operacionit, si dhe personelit mjekësor të Klinikës për Nefrologji dhe Klinikës për Transfuziologji të cilët i përgatitën të rinjtë të cilët i pranuan organet.
Transplantimi i organeve është punë ekipore dhe në të marrin pjesë mbi dhjetë klinika dhe rreth qindra mjekë, infermiere në koordinim me Ministrinë e Shlndetësisë dhe koordinatorin kombëtar për transplantim, dr. Maja Mojsova Mijovska.
Gjatë vitit të kaluar në vend janë bërë pesë transplantime nga dhurues i vdekur dhe në këtë rast janë transplantuar katër zemra dhe 10 veshka. Është bërë edhe transplantimi i parë të kockave dhe indeve kockore.