Shkup, 13 janar – Kolegjiumi i ekspertëve për Klinikën Universitare për Pulmologji dhe Alergologji dhe kovid-qendrat pranë bllokut të brendshëm, përgatiti mendim për përdorimin e ilaçit Ivermektin te pacientët me Kovid-19. Protokolli u është dërguar dje mjekëve amë përmes Odës së Mjekëve, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Deri në fund të javës, siç tregohet, Oda e Mjekëve do të organizojë leksion onlajn për mjekët amë në të gjithë vendin për të shpjeguar më tej protokollet, ndërsa javën e ardhshme Oda e Mjekëve do të organizojë një onlajn diskutim me mjekët klinikët (mjekët që punojnë në spitale) rreth përdorimit të ilaçit.
Ivermektin nuk është në listën pozitive të barnave të mbuluara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Sipas Vendimit të Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), ilaçi lëshohet vetëm me recetë dhe zbatohen dispozitat për lëshimin e recetës rozë. Ivermektin është një ilaç antiparazit me spektër të gjerë, përdorimi i tij duhet të jetë ekskluzivisht nën mbikëqyrje mjekësore, qoftë trajtim në shtëpi apo shtrim në spital, theksojnë nga Ministria dhe nxisin qytetarët të mos e marrin ilaçin vetë, sepse vetëm një mjek mund të përcaktoni nëse ka indikacione për përdorimin e tij dhe nëse po në cilën dozë dhe në kombinim me cilat ilaçe të tjera mund të përdoret.