Shkup, 30 nëntor – Ministria e Shëndetësisë njoftoi se shpreh keqardhje për keqkuptimin, pasi dje mediave u kishin dërguar njoftim në të cilin sqaruan se as Ministria dhe as ndonjë institucion tjetër shëndetësor nuk ka lëshuar urdhër apo nuk ka marrë një vendim apo diçka të ngjashme për të ndaluar incizimin.
Shpresojmë që Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM) të kuptojnë presionin në të cilin punojnë stafi mjekësor dhe të gjitha shërbimet e tjera në spitale, por Ministria e Shëndetësisë gjithmonë është angazhuar dhe mbetet transparente në komunikimin me gazetarët dhe mediat. Mediat janë një nga partnerët tanë më të fortë dhe më seriozë që nga fillimi i kësaj krize”, thekson Ministria.
Ministria e Shëndetësisë thekson se nesër ata ftojnë përfaqësuesit e SHGM-së dhe SPGM-së në një takim për të ndarë me ta detaje në lidhje me vështirësitë me të cilat përballen në komunikimin me institucione të caktuara shëndetësore publike.