Shkup, 13 shkurt – Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin për Mjekësi Fizike dhe Rehabilitim dhe komunat Karposh dhe Qendër filluan me realizimin e projektit të përbashkët për promovimin e aktivitetit parandalues fizik te fëmijët me deformim të kurrizit.
Në suaza të projektit, siç publikoi Ministria në ueb faqen e saj, janë paraparë kontrolle të kurrizit te fëmijët prej mjekut fizioterapist dhe nëse konstatohet deformim në kurriz do të kyçen në Programin “Ushtrime në pishinë”.
Ushtrimet do të zbatohen nën mbikëqyrje të personave profesionit, siç janë fizeoterapist i diplomuar dhe mësimdhënës i sportit, tri herë në javë nga një orë. Ushtrimet përfshijnë notim në pishinë, si dhe kontrolle pas 10-të orëve të realizuara ushtrime në pishinë. Projekti realizohet me mjete nga Programi kombëtar për shëndet publik për vitin 2018, i cili është program njëvjeçar i financuar nga buxheti i RM-së, theksojnë nga Ministria.
Qëllimi është të bëhet diagnostikim i hershëm i deformimit në kurriz te fëmijët në moshën shkollore nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë nga shkollat në këto komuna, dhe pastaj me ushtrime të posaçme në pishinë të udhëhequr prej ndonjë personi profesionist të korrigjohet forma e keqe e kurrizit te kjo grupmoshë e fëmijëve dhe të krijohet shprehi për praktikimin e mëtejmë të ushtrimeve të njëjta. Në mënyrë shtesë, Ministria theksojnë prej atje, i shqyrton mundësitë për implementim të projektit edhe në komuna të tjera në vend.