Shkup, 1 mars – Vitin e kaluar janë realizuar 446 punësime të reja në institucionet publiko-shëndetësore në shtet, informoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Që atje potencojnë se nga fillimi i vitit 2020, 164 mjekë, 247 infermiere dhe 35 specialistë e kanë marrë statusin e të punësuarve në kohë të pacaktuar.
“Investimet në kapitalin njerëzor në shëndetësi nuk u ndalën madje as në kohë pandemie. Pandemia na tregoi se sa të rëndësishëm janë punonjësit shëndetësorë, ata janë shtylla e shëndetësisë tonë. Me punësime të reja dhe rritje të pagave krijojmë kushte që çdo punonjës i ri shëndetësor të ardhmen dhe karrierën e tij ta shojë në vendin e tij. Angazhohemi për përmirësimi e kushteve në të cilat punojnë ata dhe i dëgjojmë nevojat e tyre. Jemi të hapur për bashkëpunim me të rinjtë si asnjëherë deri më tani”, theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Nga Ministria potencojnë se në tre vitet e kaluara janë dhënë mbi 5000 pëlqime për punësim në institucionet publiko-shëndetësore dhe për herë të parë janë paguar specializantë privatë në lartësinë e pagës mesatare të mjekut të përgjithshëm me çka ata barazohen me statusin e kolegëve të tyre.
“Në muajin shtator 2018, 19.123 të punësuarve në institucionet publiko-shëndetësore u është rritur paga për 5 për qind. Në janar 2019, pasoi rritje shtesë e pagave të punonjësve shëndetësorë, doktorë, infermierë, teknikë. Pesë për qind për infermierët, 8 për qind për infermierët në Klinika dhe 10 për qind për doktorët specializantë. Në shtator 2019, për 5 për qind është rritur paga e administratës në shëndetësi. Nga shkurti 2020, pagat e mjekëve specialistë rriten për 25 për qind, ndërsa infermierëve për 10 për qind. Në mënyrë komulative, së bashku me të gjitha rritjet deri më tani, përfshirë edhe rritjen në muajin shkurt 2020, paga bazë e mjekut specialist është rritur për 40 për qind, e infermierëve midis 20 për qind dhe 23 për qind, e mjekëve të përgjithshëm për 25 për qind, ndërsa e punonjësve shëndetësorë për 15 për qind”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.